[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

​Anton Berisha nuk e mohon subjektin e ri politik me Pal Lekajn



Anton Berisha nuk e ka mohuar mundësinë e krijimit të një subjekti të ri politik. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë ‘ata që ndajnë pikëpamje të njëjta e të ngjashme për vlerat e shqiptarisë dhe vlerat universale njerëzore, e aq më pak me miq të mirë, të sinqert, bartës të detyrave shtëtërore dhe kontribues të lirisë dhe të shtetit’.

Botapress raportoi se deputeti aktual i AAK’së, Pal Lekaj, ish-ministrja dhe ish-deputetja e PDK’së, Justina Shiroka-Pula dhe anëtari i kryesisë së AAK’së, Anton Berisha kanë nisur një iniciativë të re e që shumë shpejt pritet të finalizohet me një parti politike.

Reagimi i plotë i Anton Berishës në Facebook:

Te dashur miq,

Pa dashur të polemizoj në vërtetësinë e përmbajtjes së këtij artikulli, dhe sikur t’i marrim të mirëqena këto informata, ka diçka që mund të diskutohet sa i përket qasjes:

Personalisht, angazhimi im në të kaluarën, ka të bëjë me çështjen shqiptare dhe vetëm shqiptare; në kontekstin e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë. Angazhimi im, jodomosdoshmërisht politik, do të vazhdoj në funksion të respektimit të dinjitetit të njeriut, që trajton të gjithë qytetarët pa dallime, në mënyrë të barabartë dhe me mundësi të barabarta në shkollim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën politike, shoqërore, ekonomike, akademike dhe administrative.

Kjo qasje nuk ka pse të na kufizojë në bashkëpunim me të gjithë ata që ndajnë pikëpamje të njëjta e të ngjashme për vlerat e shqiptarisë dhe vlerat universale njerëzore, e aq më pak me miq të mirë, të sinqert, bartës të detyrave shtëtërore dhe kontribues të lirisë dhe të shtetit.

Qasja reduktuese subidentitare, që është kombinim i trashëgimisë dhe zgjedhjes individuale në kuadrin e lirisë, nuk ka pse të na kompleksojë e as të na pamundësojë në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie sipas modelit europiane- bashkimi në dallime dhe trajtimin e diversitetit si pasuri e pakontestueshme!

Menu Title