[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

​Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare në Vermicë



Botapress 15 Gusht – Pavarësisht rasteve të shumta me COVID-19 si në Kosovë një ashtu edhe në Shqipëri, plotë kosovarë sot ia kanë mësyer bregdetit të bukur shqiptar.

Në pikë kalimin kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, kolona është e gjatë deri 150 metra sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orët e fundit, nga territori i Kosovës kanë dal 13275 persona, kurse kanë hyrë 7702.

“Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dal nga RKS, nëpërmes PKK Vermicë me datë 14.08.2020 janë: totali i kontrolluar i automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa, totali i kontrolluar i pasagjerëve (personave) në hyrje na qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, thuhej në shkresën e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se shumica dërmuese e turistëve në Shqipëri përbëhet nga kosovarët, vizitat nuk po mungojnë as kur dy shtetet dhe bota po kalon në një moment të rëndë nga pandemia COVID-19.

Menu Title