[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

​Merkel pyet klerikët myslimanë: A lejohet vrasje e normave islame?



Njerëzit duan të dinë pse terroristët kanë aq pak konsideratë për jetën e njeriut dhe i referohen fesë si motiv. Klerët myslimanë duhet ta qartësojnë se si ndodhë që vazhdimisht përsëritet fjalia se “ata që i referohen islamit për veprat e tyre, nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin”. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar nga klerikët myslimanë që të sqarojnë se cili është dallimi ndërmjet islamit dhe terrorizmit.

Merkel ka folur në Bundestagun gjerman pasiqë janë nderuar 17 viktimat e Parisit, duke mbajtur një minut heshtje.

Merkel ka bërë një seri pyetjesh ndaj klerikëve myslimanë duke thënë se duhet të qartësohen e që kanë të bëjnë me islamin dhe terrorizmin.

“Njerëzit duan ta dinë se pse terroristët kanë aq pak konsideratë për jetën e njëriut dhe vazhdimisht i referohen fesë si motiv”, ka thënë Merkel duke vazhduar se njerëzit pyesin se si “ende vazhdojmë t’i referohemi fjalisë që njerëzit të cilët i referohen islamit për veprat e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin”.

“Mendoj se është urgjente që këto pyetje të qartësohen nga klerikët mysliman”, ka thënë ajo.

Menu Title