.
×

12 njësi akademike rrezikohen të mbyllen në UP



 

Gjatë javës së kaluar zyrtarë në Fakultetin e Mjekësisë alarmuan se në mungesë të stafit akademik në këtë fakultet ka rrezik të mos akreditohet në vitet në vazhdim. Kurse Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar se në gjendje më të keqe se ky fakultet janë disa njësi të tjera akademike
Ditë më parë profesorë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” alarmuan se mungesa e kuadrove në këtë fakultet mund të shpjerë në mosakreditimin e tij në vitet në vazhdim.

Por në lidhje me këtë Rektorati i UP-së ka konfirmuar për “Zërin” se janë edhe njësi të tjera akademike shumë më të rrezikuara se Fakulteti i Mjekësisë.

Ndërsa në Qeveri thonë se këtë alarm e kanë marrë me shqetësim dhe se në ditët në vazhdim kryeministri do të mbajë mbledhje me institucionet përkatëse për ta arritur një zgjidhje për këtë problem.

Rektorati: Disa njësi akademike janë në gjendje më të keqe sesa Fakulteti i Mjekësisë
Zyrtarë nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për “Zërin” kanë deklaruar se janë të njoftuar për gjendjen në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas tyre, në gjendje më të rëndë se në këtë fakultet janë disa njësi të tjera akademike.