[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

224 të infektuar në Kosovë, listës i shtohen edhe të prekurit nga komunat veriore



Edhe 14 raste të reja me coronavirus janë shënuar sot në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kjo pas marrjes se 218 mostrave.Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, 4 prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, 2 me vendbanim në Banjë- Malishevë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 2 me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga 1 rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.

Sipas komunikatën se IKSHP-së, numri ka shkuar në 224. Sipas këtij numërimi, dhe sipas komunikatës së IKSHP-së tashmë në statistika do të hyjnë edhe komunat në veri. Në fakt deri këto ditë nuk janë numëruar të prekurit nga këto komuna. Pra rastet e mëhershme që kanë dalë pozitiv në komunat e veriut, nuk përfshiheshin në statistikat nacionale. Nga sot po.

Ndërkohë, sipas komunikatës së IKSHP-së  janë shëruar edhe shtatë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.Kjo është komunikata e plotë e IKSHP-së:Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive.Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.

Sot më 08 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Banjë-Malishevës e gjinisë femër të moshës 66 vjeç dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 04 prill 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 04 prill 2020. Pacientja ka patur edhe sëmundje tjera shoqëruese (Diabet Melit tip 2, Hypertensio arterialis dhe Insufficientio renalis acuta).

Menu Title