[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

2,391 raste aktive me Covid-19 në Kosovë



Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 203 raste të reja me koronavirus pas testimit të 419 mostrave.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.712, kurse numri i rasteve aktive është 2.391.
27,504 persona janë testuar, ndërsa kanë humbur jetën 98 persona.

Numri i të shëruarve ka arritur në 2,227 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 4,712 raste nga 27,504 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,391”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK’së.

Menu Title