.
×

246 kërkesa për legalizimin e armëve marrin pëlqimin e MPB-së



Qytetarët e Kosovës, kanë edhe dy muaj kohë që të legalizojnë armët. Pas kësaj përudhe, armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedimin ilegal mund të jetë me gjobë deri në 7.500 euro, ose me burgim deri në 10 vjet.

Në një konferencë për media, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, i cili njëherazi është Udhëheqës i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, theksoi se më 3 dhjetor të vitit të shkuar inistri i Punëve të Brendshme nënshkroi një vendim për të hapur afatin kohor për legalizimin e armëve, i cili do të zgjaste 6 muaj, duke filluar më 17 dhjetor 2019 dhe duke përfunduar më 17 qershor 2019.

Ai tha se kjo iniciativë ofron mundësinë që qytetarët e Kosovës t’i legalizojnë armët nga kategoritë B, C dhe D, në një periudhë amnistie për posedimin e paligjshëm të armëve.

“Në 4 muajt e fundit, 718 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë parashtruar kërkesa për legalizim, 246 kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe sot unë do të dorëzojë personalisht 10 pëlqime”, theksoi zëvendësministri Zeka.

Në fund, Zeka sërish iu bëri thirrje qytetarëve të tjerë që posedojnë një armë të paligjshme të ndjekin shembullin e tyre që kanë aplikuar. Ai tha se qëllimi i kësaj iniciative është t’u japë qytetarëve mundësinë për të zotëruar ligjërisht një armë sipas kushteve të Ligjit për Armët, i cili është i harmonizuar me Direktivën e Armëve të Zjarrit të Bashkimit Evropian.

Ndërsa,  Gazmend Hoxha nga Policia e Kosovës theksoi se Policia e Kosovës e vlerëson shumë këtë fushatë dhe është aktive në pranimin e aplikacione të qytetarëve.