.
×

25 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident, i vëllai në gjendje të rëndë



Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak minuta më parë në Lusan të Kukësit, ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

 

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor, ndërkohë që pas përplasjes ka humbur jetën Ndriçim Cara 25 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij Demir Cara 36 vjeç.

 

I plagosuri është dërguar me urgjencë në drejtim të Tiranës.