[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

5 mite për rënien e flokëve që me shumë mundësi i besoni edhe ju



Rënia e flokëve zakonisht lidhet me një problem të organizmit tuaj ose mund të jetë gjenetike. Po ashtu, ka shumë mite që njerëzit besojnë për rënien e flokëve (nisur nga ato që kanë dëgjuar edhe nga gjyshet). Megjithatë, ka ardhur koha që ta dini se cilat nga gjërat që ju besoni janë thjesht mite.

Miti 1: Vetëm meshkujt mund të mbeten tullacë

Nuk është e vërtetë që vetëm meshkujt mund të mbeten pa flokë. Është shumë e zakonshme edhe për gratë të pësojnë humbje të flokëve. Rreth 40% e grave preken nga rënia e flokëve në një periudhë të jetës.

Miti 2: Larja e shpeshtë e flokëve është problemi

Larja e flokëve më shumë se tri herë në javë mund të jetë e tepërt, por duhet të dini që nuk ka të bëjë aspak me rënien e flokëve.

Miti 3: Krehja shkakton rënie flokësh

Krehja e flokëve nuk është shkaku i rënies së tyre. Sigurisht që duhet të keni parasysh të mos ushtroni forcë kur i krihni, si dhe mos t`i krihni në asnjë mënyrë kur flokët janë të lagur.

Miti 4: Lyerja dhe trajtimet e flokëve ndikojnë në rënie

Ç`kuptim ka që ke flokë dhe nuk eksperimenton me to? Nuk ka asgjë të keqe t`i lyesh apo trajtosh flokët. Është e vërtetë që disa prej këtyre trajtimeve kanë efekte anësore rënien e flokëve, por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe t`i lexoni mirë udhëzimet.

Miti 5: Nëse rruan kokën, flokët do të dalin më të fortë dhe të shëndetshëm

Mund ta rruani kokën nëse keni dëshirë, por nëse prisni që flokët tuaj të dalin më të fortë dhe të shëndetshëm do të zhgënjeheni.

Menu Title