[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

5 persona me koronavirus në Podujevë, një prej tyre erdhi nga Austria



Sot në Podujevë 5 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ku një prej tyre erdhi nga Austria. U.D i kryetarit të kësaj komune, Nexhmi Rudari, njofton se katër raste janë nga një familje e fshatit Doberdol dhe se burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, ndërsa rasti i pestë është një qytetar i Podujevës që para dy ditësh ka ardhur nga Austria.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid19 në komunën tonë.

Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.

Të gjithë pacientët janë me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa konform situatës së krijuar Shtabi Emergjent lokal do të ndërmarr veprimet e nevojshme.


Këto raste vijnë pas gati një muaj e gjysmë, që nuk kishim asnjë rast me këtë virus dhe kur tetë persona të infektuar u shëruan.

Pavarësisht se nga sot kemi hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, rastet e sotme tregojnë se virusi Covid 19 vazhdon të jetë i pranishëm. Qytetarë të dashur, bëni kujdes!.

Menu Title