[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

59-vjeçari jetoi i vetëm në Ulpianë, u kontrollua disa herë nga Urgjenca e Prishtinës



Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë i ka vendosur në vetizolim 13 punëtorë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky vendim erdhi pasi ndërroi jetë një pacient 59-vjeçar nga koronavirusi në QKUK, e të cilin punëtorët e QMU-së e kishin vizituar disa herë para se të hospitalizohej në Klinikën Infektive.

Këtë e ka konfirmuar drejtori për shëndetësisë në komunën e Prishtinë Dr. Bujar Gashi. “Kanë qenë disa herë në vizitë tek i ndjeri pasi ai ka jetuar vetëm në banesën e tij në Ulpianë. Punëtorët e QMU-së kanë pasur kontakt me të pasi në disa raste është dashur edhe ta bartin për krahu”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka konfirmuar se punëtorët e Urgjencës kanë qenë të mbrojtur me dorëza e maska, por me rekomandim të IKSHPK-së janë vendosur në vetizolim. Gashi ka thënë se për momentin nuk ka mungesë të stafit mjekësor sepse është bërë riorganizimi i tyre.

Menu Title