[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

59-vjeçari që humbi jetë sot kishte jetuar vetëm në Ulpianë, urgjenca e Prishtinës e kishte kontrolluar disa herë



Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë i ka vendosur në vetizolim 13 punëtorë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ky vendim erdhi pasi ndërroi jetë një pacient 59-vjeçar nga koronavirusi në QKUK, e të cilin punëtorët e QMU-së e kishin vizituar disa herë para se të hospitalizohej në Klinikën Infektive, shkruan Gazeta Shneta.

Dërgohen në vetë izolim 13 punonjës shëndetësorë pasi patën kontakt me pacientin që ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm

Norvergjia do të kontribuojë me gjysmë milionë euro në blerjen e respiratorëve në Kosovë

Këtë e ka konfirmuar drejtori për shëndetësisë në komunën e Prishtinë Dr. Bujar Gashi. “Kanë qenë disa herë në vizitë tek i ndjeri pasi ai ka jetuar vetëm në banesën e tij në Ulpianë. Punëtorët e QMU-së kanë pasur kontakt me të pasi në disa raste është dashur edhe ta bartin për krahu”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka konfirmuar se punëtorët e Urgjencës kanë qenë të mbrojtur me dorëza e maska, por me rekomandim të IKSHPK-së janë vendosur në vetizolim. Gashi ka thënë se për momentin nuk ka mungesë të stafit mjekësor sepse është bërë riorganizimi i tyre.

Menu Title