[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të bashkëpunojë LDK-ja sërish me Vetëvendosjen? Lutfi Haziri ka një përgjigje!



Ka disa ditë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar krerët e partive parlamentare, me të cilët ka diskutuar për mundësine e krijimit të një qeverie të re, apo një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila u përkrahë edhe nga vetë presidenti.

Ndryshe nga partitë e tjera dhe presidenti, të cilët po duan një qeveri të re, Lëvizja Vetëvendosje, nuk është pro këtij opsioni.Sipas Vetëvendosjes, zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza politike, janë zgjedhjet e reja, dhe se ata me Thaçin takohen vetëm për datën e zgjedhjeve .

Por ende nuk dihet nëse Vetëvendosje i ka votat që ta formojë qeverinë e re.Ajo që aktualisht dihet, është se kjo parti ende nuk e ka dërguar emrin për kryeministër, tek presidenti Thaçi.

GazetaBlic ka kontaktuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, për ta pyetur nëse ekziston mundësia që VV-ja të formojë qeverinë, dhe se cilat janë partitë opozitare si favorite për koalicion me LDK-në, por i njëjti tha se ai nuk po merret me këto çështje, pasi që sipas tij, ai është duke e kryer funksionin e kryetarit të Komunës në këtë kohë pandemie, dhe po kalon kohë me qytetarët.

“Nuk jam duke u marrë me këtë punë, jam në Gjilan, me qytetarët dhe emergjencën”, tha Haziri për GazetaBlic.GazetaBlic ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të parë qëndrimin e tyre lidhur me opsionin që pak ditë më parë e ka dhënë kreu i LDK-së, i cili ka thënë se me VV-në i bashkon veç qeveria gjithëpërfshirëse, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Para pak ditësh, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në LDK ka kandidatë të mirë, të përgjegjshëm, që mund ta çojnë vendin përpara me një qeverisje të mirë

Menu Title