[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të dal Xhemilja në gjyq për këngën e vjedhur të Cecës (Foto/Video)



Këngëtarja Xhemile Veselaj pritet që të dal shpejt para gjyqit pasi vodhi këngën “Kukavica” të Cecës

Këngëtarët e kosovare mund të krenohet për një përmbyllje të mirë të vitit 2014, të cilën e përmbyllen me të ardhura të mira por jo edhe Xhemile Vesalaj.

Këngëtarja, e cila u akuzua se ka vjedhur këngën e Cecës “Kukavica”, madje përveç melodisë ajo kishte marrë edhe tekstin.

Një burim i ka thënë Express se këngëtarja në fjalë, pra Xhemile Veseli pritet që të jap llogari para gjykatës, pasi që një aktpadi të këtillë i është ngritur nga Ceca javë më parë.

Xhemile Veselaj pak para festës së Vitit të Ri plasoi një videoklip të këngës “O qyqan”, që ishte tërësisht e vjedhur nga kënga e gruas së Arkanit, Cecës “Kukavica”.

Reagimet së pari erdhën nga brenda ku këngëtarja u përball me akuza nga më të ndryshmet nga publiku i saj në Kosovë, kurse më vonë për Xhemilen kanë shkruar edhe media ballkanase, po ashtu edhe ato serbe.

Më vonë kishte ardhur edhe reagimi i Cecës i cili kishte thënë se po i rishikon mundësitë për ta paditur këngëtaren kosovare.

Përveç medieve serbe për këtë gjë kanë shkruar edhe mediat e Bullgarisë, të cilat po ashtu janë në përcjellje të trendeve të muzikës që krijohet në Ballkan sidomos muzikë turbo-folk.

Se ngjashmëria e këtyre këngëve është tërësisht e njëjtë, madje përveç melodisë edhe tekstit në sjellim përsëri dy këngët, ndërkaq nuk dihet se sa do të jetë shuma e parave që do ta kërkojë këngëtarja serbe për këngën e vjedhur.

Menu Title