.
×

A do të ketë të hënën grevë? – Tregon SBASHK-u!



Të premten, punëtorët e gjitha niveleve të arsimit mbajtën grevë dy orëshe, si shenjë proteste për pezullimin e Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës tha se do të mbajnë greva tjera nëse pagat nuk iu dalin me rritje, siç ishte para shikuar në Ligjin e Pagave.

Indeksonline kontaktoi me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari për të marrë përgjigje, se a do të ketë edhe të hënën grevë.

Ai u shprehë se të hënën nuk do të ketë grevë dhe se mësimi do të zhvillohet normalisht edhe ditët tjera, deri sa Këshilli Drejtues i kësaj sindikate të marrë ndonjë vendim tjetër.

“Jo me sa di unë, javën e ardhshme do të filloj mësimi normalisht dhe do të bisedojmë me punëtorët e arsimit nëpër komuna, për ta parë se si është situata, për ta parë se çka po mendojnë ata për grevën dy orëshe të së premtes. Në fund të javës së ardhshme do të mblidhet edhe njëherë këshilli drejtues, bashkë me kryetarët e niveleve lokale dhe do ta analizojmë situatën në mënyrë të qetë, duke u bazuar me atë që mendojnë punëtorët e arsimit.

Ajo që do të vendos Këshilli Drejtues do të jetë publike dhe besoj se takimi i Këshillit Drejtues do të jetë i hapur për media. Pra, të hënën mësimi vazhdon normalisht  dhe ditëve të tjera, gjersa Këshilli Drejtues dhe nuk sjell ndonjë vendim tjetër.”, u shprehë ai.