.
×

A e keni ditur se Kaqushja është e bija e dëshmorit Halil Thaqi?  (Foto)



 

Kaqusha Thaqi, e njohur si modele dhe prezantuese televizive është e bija e dëshmorit Halil Thaqit nga Qifllaku I komunës së Rahovecit, shkruan Botapress.

Në përvjetorin e rënies ajo I ka shkruar këto fjalë për babain  e saj dëshmorë”

 

Ah, sikur te ishe gjallë o babi im i shtrejtë që ti prek rrudhat mbi ballë ate përtej mundësive…

Fytyren tende engjellore ta perqafoj, ta ndjej, ta perkëdhelë me lotin tim. Babi im!

Kujtimet për Ty ende  rrezatojnë miresi dhe aromë lulesh të freskëta. Tani kur prilli çel lulet e para, kam përshtypjen se lulja e parë do vjen me pamjen tënde të veshur bukur. Mirëpo, kur natyra vjen e buzëqeshur, në mungesën tënde, shtëpia jonë lëshon mrrolat dhe ballin na mbulon mërzia. Por, loti  krenar19 vjeçar, kur unë isha femije filloi të rridhte për Ty Babi. Tashmë jam rritur me mallin tend dhe akoma pres te permendorja jote te kthehesh dhe të me perqafosh si dikur. Vitet po ikin malli po shtohet per ty.Ti nuk je ketu që tju gezohesh sukseseve te femijeve tu.Pse rrin i heshtur Babi? –  pse nuk flet me mua tek varti yt? Mbase nuk e dëgjon vajin tim. Nuk i dheh as fytyrat e dhe nipave që të këndojnë, padtaj qajnë për gjyshin më të mirin në botë. Babi, dëgjojë rapsodet dhe kenget e thuara për ty. Lexoj vargjet e poetëve kushtuar ty. As këngët as vargjet për babin tonë nuk na mjaftojnë, sepse ti nuk u ktheve bashke me lirine! Për këtë mall për ty,

nuk lodhemi kurre duke tè pritur. Eja babi pash lirine! E di, ti nuk kthehesh.Ti je ne ecjen e rritëz sonë, ne jeten tone, drejt sukseseve tona

Babi, fli i qetë. Lirië që na solle me shoke te idealit, ne po e shijome.

Faliminderit Babi! Pusho ne paqe ne parajsen e merituar.Nje dite na prit ne perqafimin tend.

Cdo dite jam te emri yt gdhendur në pllakë faqe mermeri…