[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A janë këto arsyet që quan në protestë gjithëpopullore në Kosovë?!



Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, u vlerësua si fyerje dhe poshtërim ndaj institucioneve të Kosovës, për shkak të gjuhës nacionaliste dhe deklaratave ndaj kabinetit qeveritar. Vuçiq në Kosovë u shoqërua nga ministra të Qeverisë së Kosovës të cilët ju referuan Kosovës si Metohi duke mos njohur situatën e re të krijuar në rajon pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur.

Protestat OVL-UÇK

Sfidë tjetër e Qeverisë së Kosovës mbeten pakënaqësit e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së vazhdojnë të protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të kërkuar regjistrimin e studentëve – fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës pa ju nënshtruar kritereve pranuese, në bazë të nj ëmemorandumi të mëhershëm mes tyre dhe rektoratit. E gjithë kjo sipas tyre ka rrjedhur nga mos respektimi i Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftë, shkruan gazeta Fjala

Ushtria e Kosovës dhe Gjykata Speciale

Ekspertët e sigurisë dhe zyrtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vlerësojnë se tani është koha që Kosova ta ketë forcën e saj të armatosur. Me krijimin e institucioneve të reja pritet që të miratohet edhe ligji për Forcën e Armatosur të Kosovës (FAK). Megjithatë, deri më tani është dëshmuar se nuk kaa vullnet politik mes partnerëve të kualicionit që Kosova të bëhet me usshtri. Madje për Lista Serpsken kjo është e pamunudur të ndodhë.

Në ditët në vazhdim sfida më e maadhe pritet të jetë dhënia e dritës së gjelbër për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se sfida më e madhe e qeverisë së re të votuar një ditë më parë në Kuvend, do të jetë themelimi i Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.
“Sfida më e madhe e kësaj qeverie do të jetë formimi i Gjykatës Speciale dhe unë do ta sfidoja këtë nëse është çështja më e madhe. Jo për tjetër, sepse për këtë i ka hapur dyert edhe BE. Andaj kjo gjykatë duhet krijuar”

Menu Title