[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A pritet të hapen nga 1 qershori në Kosovë edhe pishinat e klubet e natës?



Nga nesër në Kosovë pritet të fillojë faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Më 1 qershor pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

Siç u bë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetëisë, më 1 qërshor fillon faza III e hapjes graduale.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq, pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës, shkruan Gazeta Metro.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.089.152 raste të COVID-19 dhe 368.696 raste të vdekjes.

Menu Title