[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A u ngutën liderët kur njoftuan për ‘njohjen’ nga Xhamajka?



A u ngutën liderët kur njoftuan për ‘njohjen’ nga Xhamajka? Avni Spahiu, për vite të tëra ka shërbyer si diplomat i Kosovës. Ai ishte ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në Turqi.

E lajmi se Xhamajka ka njohur Kosovën fillimisht e gëzoi atë, por shpejt ky lajm u demantua.

Ish-ambasadori i Kosovës, thotë se në raste të tilla nuk duhet nxituar për dhënien e informacioneve.

Avni Spahiu thotë se sa ishte ambasador në Washington, ishte ndodhur në situata të tilla kur shtete të ndryshme e kishin njohur Kosovën.

Por, ai tregon se si ishin sjell në atë kohë karshi këtyre situatave.
E situatën e krijuar pas ndodhisë me shtetin e Xhamajkës e vlerëson si shqetësuese edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti.

Sipas tij kjo e dëmton imazhin e Kosovës, ndërsa e vë në avantazh Serbinë.

Sipas tij, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës të cilët e mirëpritën këtë lajm, duhet të tregojnë notën verbale për njohje nëse e kanë atë, në të kundërtën shteti i Kosovë do dal shumë jo seriozë.

Menu Title