.
×

AAK-së i largohet nga koalicioni kjo parti



Ndër shkaqet kryesore të daljes nga koalicioni qeverisës në Komunën e Obiliqit, e cila udhëhiqet nga Xhafer Gashi i AAK-së, siç njofton Lëvizja për Bashkim janë dallimet në mënyrën e qeverisjes, shkelja në vazhdimësi e marrëveshjes nga ana e partnerit qeverisës; si dhe emërtimi i sheshit të qytetit.

KosovaPress mëson se njëra nga arsyet kryesore për prishjen e koalicionit është emri i sheshit të qytetit, i me votimin e Asamblesë Komunale mban emrin “Adem Preniqi”, kurse LB kishte kërkuar që të quhet Sheshi i Dëshmorëve.Komunikatë e degës së LB-së në Obiliq:

Këshilli i Degës së LB-së në Obiliq, njofton anëtarët, simpatizantët dhe votuesit në veçanti si dhe Opinionin e gjërë në përgjithësi për vendimin që ka marrë përkitazi me koalicionin qeverisës në komunën e Obiliqit. Në mbledhjen e datës, 5.11.2018, kemi analizuar në hollësi situatën në të cilën gjendet ky koalicion, pas zhvillimeve që kanë ndodhur nga muaji qershor e deri me tani dhe ka ardhur në përfundim se është i pakuptimt dhe jo frytdhënës qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë qeverisje.

Ndër shkaqet kryesore, që kemi ardhur në këtë përfundim, parasëgjithash janë:1. Dallimet në mënyrën e qeverisjes; 2. Shkelja në vazhdimësi e marrëveshjes nga ana e partnerit qeverisës; si dhe 3. Emërtimi i Sheshit të Qytetit.

Të gjitha fjalët tjera që janë duke qarkulluar këto ditë, lidhur me arsyet e prishjes së koalicionit qeverisës, janë shpifje të ulta!Lëvizja për Bashkim, punën e vet, do ta vazhdojë si opozitë konstruktive në Kuvendin Komunal në Obiliq dhe do të mbetet përherë konsistente dhe e palëkundur në vizionin e saj, për qeverisje të mirë, të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve.