.
×

Abdixhiku: Do të zbatojmë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë



Botapress 20 Shtator – Lumir Abdxhiku nga LDK-ja ka thënë se do të zbatojnë reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë dhe se tarifa aktuale është vetëm në fushën e tregtisë.

“Fillimisht duhet ta quajmë tarifë dhe jo taksë dhe kjo dëshmon mjaft se ka qenë veprim i pamatur dhe ndoshta arbitrar në kohë. Është vetëm një masë e marrëdhënieve reciproke, qoftë tregtare, qoftë politike, qoftë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Si masë e barabartë tarifa është në rrafsh ekonomik e largon apo zvogëlon presionin ndërkombëtar të Kosovës kundrejt interesave të veta që ka”.

“Nëse dialogu është mjet i rëndësishëm për të dalë nga ky ngërç në të cilin gjendemi dhe nëse e vlerësojmë pozitive interesin ndërkombëtar ndaj rajonit dhe në veçanti Kosovës çdo pengë apo presion është i dëmshëm me miqtë e Kosovës dhe aletët tradicionalë që i ka pasë është i dëmshëm dhe si i tillë duhet të zhbëhet”.

“Kjo zhbërje ka një masë politike të pranueshme për çdo akterë ndërkombëtarë është masë që e aplikon çdo vend dhe i thonë reciprocitet”.

“Çdo masë që Serbia e ka ndaj Kosovës replikohet në pasqyrë nga Kosova. Këtu përfshihet lëvizja lirë e njerëzve për dokumentet e udhëtimit, e automjeteve – njohjen e dokumentacionit të automjeteve”, ka treguar ai në Klan Kosova.

“Kur flitet për produktet flitet për prodhimin e tij në Republikën e Kosovës. Kur flitet për arsim ka të bëjë me njohje të diplomave. Për lëvizje të lirë deri te tabelat e automjeteve. Reciprociteti është masë më e gjerë se një tarifë dhe është e pranueshme edhe nga ndërkombëtarët sepse s’mund të akuzohet Kosova për veprimet që i bën edhe Serbia”.

“Realiteti është se prodhimet e Kosovës nuk lehjen fare në Serbi, veturat me targa të Kosovës nuk lejohen. Relacioni reciprok nëse aplikohet atëherë produkti serb duhet të ndalohet fare. Tarifa është vetëm një masë tregtare”.