.
×

Abrashi: “Projektet e Ahmetit, ëndrra të mira”



Projektet e Shpend Ahmetit për Prishtinën me bulevarde e parqe do të mbesin vetëm ëndrra të shkruara në letër.

 

Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për të parin e kryeqytetit, në Rubikon të KTV-së ka thënë se “mos-puna e tij për katërvjeçarin dhe projektet e tij të dështuara apo të lëna përgjysmë” tregojnë “një paaftësi të tij për të kryer apo besuar në projektet e së ardhmes”.

 

“Ëndrra të mira të kryetarit aktual të cilat do të mbesin në letër. Katër vjetët e fundit nuk kemi parë diçka që është realizuar dhe ka qenë projekt apo ide e tij. Ne të gjithë po jetojmë në Prishtinë dhe mund t’i shohim ndryshimet. Përveç kifleve të cilat konsumohen vetëm të mërkurave sepse janë me xhem dhe kunjave tashmë të famshëm, nuk kemi diçka tjetër. Është filluar edhe kolektori në Kalabri por që nga fillimi punohet me një apo dy punëtorë dhe nuk dihet se kur mund të përfundoj. Nuk ka diçka konkrete të cilat na tregojnë çka ka punuar kryetari aktual”, ka thënë ai.

 

Ahmetin e quajti kryetar të Facebookut, të lajmeve të rreme dhe i ikjes nga debatet.