.
×

Adelina, darkë romantike me Valin për Shën Valentin



Këngëtarja Adelina Ismaili ka zgjedhur që të del e të festojë sonte për Ditën e të Dashuruarve

Adelina Ismaili konfirmoi edhe zyrtarisht se do të jetë së paku edhe për dy tre vite në Kosovë dhe si duket këngëtarja ka vendosur që edhe festat ti shijojë sa më romantike që mundet.

 

E këtillë ishte edhe sonte ku këngëtarja është parë e lumtur me burrin e saj ku kanë pasur një darkë romantike.

 

Por, në këtë darkë ata pas nuk e kanë lënë edhe djalin e tyre të vogël, Uliksin, të cilin edhe e kanë pasur me vete gjatë darkimit.

Mbi të gjitha, Adelina dhe Vali janë dukur të lumtur.

 

Ndryshe, Adelina në një intervistë të saj kohëve të fundit ka thënë se në sferën artistike do të jetë më shumë e fokusuar në aktrim se sa në këndim. /GazetaExpress/