.
×

Adem Bytyçi: Deputeti Milaim Zeka themelon një parti të re politike



Lajmi se në sqenen politike të Kosovës po themelohet edhe një parti politike në mesin e dhjetrave partive tjera, është qudi ndër shumë qudira tjera si motra në vazhdën e zhvillimit të fillozofisë politike multi partiakë Kosovare!

Ajo që tanimë dihet , në Kosovë ka parti politike më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit krahasuar me numrin e popullatës, që do të thotë se, Kosova, nuk lëngon pse ka pakë parti politike,por për shkak se këto parti politike, që nga themelimi i tyre e deri

metani kanë vepruar për interesa të tyre dhe të bashkëpartiakëve të tyre, duke anashkaluar interesat e popullit dhe të atëdheut!

Vetë fakti ,se me rastin e regjistrimit të pasurive të politikanëve, thujase shumica prej tyre rezultojnë të jenë milioner tregon më së miri gjendjen, karakterin dhe interesimin e politikanëve nga të gjitha partitë politike për të përmrësuar nivelin e jetës së poullatës , në një kohë kur ikja jasht vendit e qytetarëve thujase është shnëdrruar në smundje kronike për shkak të pa punësisë , varfërisë dhe paknaqësisë me mënyrën e qeverisjes së vendit dhe sjelljen shumë me pa përgjegjësi të qeveritarëve ndaj aseteve kombëtare dhe ndarjen jo të drejtë të tyre, qytetarëve të vendit!

Pra. ,Kosova, nuk ka nevojë për shtimin e numrit të subjektëve politike , sepse tilla ka më shumë se ç‘duhet, por ka nevojë për ndryshimin e mentalitetit politik-qeverisës të vendit, duke vendosur në krye të subjektëve politike ekzistuese indivit të pa korruptuar, të cilët mbi të gjitha interesat, prioritet kanë e atëdheut dhe mirëqenjen e popullatës , e jo interesat e tyre meskine dhe turrin për t‘u pasuruar me çdo kusht ,qoftë edhe në mënyrë të kunderligjshme në gjepin e varfër të qytetarëve të këtij vendi siq kanë vepruar derimetani!