.
×

Adem Bytyçi: Një vështrim historik toponomastikë në fshatin Kervasari, komuna e Malishevës!



Në pjesën verilindore të fshatit Kervasari, gjendet burimi i ashtuquhtur Kroni i Kolës, lashtësin e të cilit nuk e mban mend as kush!

Toponimet e vendburimeve, e vendbanimeve, maleve dhe bjeshkve, hulumtimet Arkeologjike të kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve në Kosovë, forcërisht e vërtetojnë se, para se të ishim të besimit islam, kemi qenë të besimit Katolik…

Sa për informim të atyre që nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për historinë shqiptare dhe emërtimin e vendbanimeve në Kosovë,duhet ta dinë se, pas okupimit sllavo-Osman, të Kosovës,emërtimet e vendbanimeve,madje edhe toponimet dhe Mikro-toponimet nga ato shqiptare , u shndërruan në ato sllave dhe turke…Në të thotë kush , sa xhami ka patur në Kosovë, para se Kosova, të vendosej nën sundimin sllavo -osman dhe dikush tjetër në të prezentojë sa shqptarë ishin të besimit islam, me siguri as edhe një i vetëm…Sllavo-osmanët , krijuan një simbiozë të përbashkët politike anti-shqiptare në këtë perudhë historike!

Serbo-sllavia, besimin islam e ka shfrytëzuar si njëren ndër armën më adekuate dhe ideoligjikisht më të përsosmen për të luftuar qenjen kombëtare shqiptare në Kosovë dhe në të gjitha vendbanimet etnike shqiptare jashtë Kosovës…

Edhe tani, Serbia vazhdon të keqinterpretojë islamin në komprimitimin e historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës , në raportet ndërkombëtare.

Është detyrë imediate e Akademisë së Shkëncave, arsimit , dijës historike, për të bërë dallimin në mes asaj që është shqiptare dhe asaj që është fetare, duke i dhënë vendin e mërituar kombit në Komparacion me besimin (religjionin), jo vetëm këto leva,por çdo indivit, që ndihet shqiptar, deryrimisht të bëjë të njëjten punë , si njëra ndër punët më fisnike në shërbim të kombit dhe atedheut!