.
×

Adem Bytyçi: Nuk mund t’u besohet pamundësive!



Kur flitet nga disa politikanë bashkëqeverisës, se duhet të bije Qeveria, ata që kanë vrejtjet e tyre në t’metat e kësaj Qeverije ,i gëzohen një nisme të tillë!

Vetë Qeveria, as njëherë nuk i ka marrë seriozisht kërcnimet e opozitës,se opozita mund të rrëxojë për mes mocionit të mosbesimit në Parlament…

Ja pra, të dyja kēto janë premisa ,të se njejtës pamundësi!

Ata që i gëzohen rreximit të qeverisë e dinë se nuk mund ta rrëxojnë qeverin edhe sikur t’i kishin njëmijë e një arsye, sepse u mungojnë numratë në Parlament, ndërkaq , kritika e disa politikanëve të partive të koalicionit bashkëqeverisës, se duhet të bije kjo Qeveri, bëhet më shumë si injorim i opozitës dhe të gjithë atyre që me arsye kërkojnë rënjen e kësaj qeverije, se sa që e kanë seriozisht rrëximin e Qeverisë Haradinaj, sepse nuk duan të sakrifikojnë gjithë ata zëvëndës ministra, dhe postet tjera të rëndësishme dhe të shumta që i kanë ndarë sipas marrëveshjës se kolicionit qeverisës të të gjitha partive të koalicionit…

Nga këto dy shkaqe dhe një mori rrethanash tjera , vështirë  se do të mund të rrëxohet kjo Qeveri , deri në përfundimin e mandatit të saj të rregullt Kushtetues, prijashtimisht nga kjo mund të ndodhë ,vetëm nëse ndërhyn faktori ndërkombëtarë për të arritur qëllimet e tija politike të cilat sipas tyre u referohen mundësive për normalizimin e raporteve Kosovë , Serbi, pas përkeqësimit kinse të këtyre raporteve pas vendimit të Qeverisë Haradinaj , për taxën për mallratë serbe dhe ato të Bosnjës, që hynë në Kosovë…

Siq dihet rrëximi i Qeverisë aktuale do të bëhej shumë më lehtë, sikur mos të lëshonte Parlmentin ,partija serbe, e cila e lëshojë Parlamfntin e Kosovës, pasi

vepron sipas direktivave të Qeverisë se Serbisë,e cila jo vetëm që nuk e njeh këtë pavarësi, por edhe shpënzon miliona, duke lobuar në Botë kundër kësaj pavarësie!

Zatën edhe Qeveria Mustafa , u rrëxua duke shfrytëzuar votatë e deputetëve të kësaj partie në parlament…