.
×

Adem Bytyçi: Popujtë Ballkanas do të duhej të kishin sistemin monist partiak edhe për 50-të vite



 Popujtë Ballkanas do të duhej të kishin sistemin monist partiak edhe për 50-të vite, për shkak të mentalitetit të anakronizmave, bajraktarizmave dhe hipotekave mesjetare dhe pa mundësin për të dalur nga këto katrahura primitive…

Shif për këtë,vënja në funksion të parakohshëm i sistemit pluralist (multi partiakë), në të gjitha vendet Ballkanike, i ka shnëdrruar qytetarët e këtyre vendeve në qenje politike egoiste të vetëm të një partie politike, duke kultivuar ndjenjen e urrejtjës patologjike ndaj bashkëkombasit të tij , antar i një partie tjetër politike!

Situatën edhe më të rëndë dhe extrimisht më të ndërlikuar e bënë , kur një parti politike i fiton zgjedhjet lokale për të qeverisur një komunë, në atë komunë diskriminohen pa drejtësisht antarët e partive tjera politike në të gjitha fushat e jetës, si në punësim , në vendet në të cilat i plotësojnë kushtët e shkollimit, sa për pozita udhëheqëse as që mund të bëhet fjalë!

Pa hy në paraqitjen dhe Interpretimin e fakteve, shpjegimin e rëndësisë praktike të tyre, pse në të vërtetë të popujt Ballkanas, do të duhej të dominonte sistemi politikë mono-partiak edhe për 50 vitet e ardhshme, vetë mënyra e veprimit të shumë partive në ndarjen e qytearëve të këti rajoni në shumë parti dhe luftën pa parime për pushtet të këtyre partive dhe diskriminimin që u bëhet bashkëqytetarëve në baza partiake në këto vende (shtete),e vërteton hipotezën në fjalë,se popujt Ballkanas, ende nuk kanë arritë vetëdijen politike dhe të kulturës demokratike si popujt tjerë të Europës, për një sistem politike multi partiak edhe për një përiudhe pesëdhjetë vjeqare…

Nuk do të thotë se , në sistemin politikë monopartiak popujt e rajonit kanë patur më shumë të drejta demokratike,por vjedhja e aseteve kombëtare nga pushtetarët disi ka qenë më e pa mundur dhe masat ndëshkimore ndaj keqëpërdoruesve të pushtetit kanë qenë me rigeroze!

Vetëkptohet se çdo proces i parakohshëm , në rrethana kur një shoqëri nuk është e emancipuar për të implementuar atë procës apo ndryshim në interesin e përgjithshëm të shoqërisë , ai proces prodhon pasoja negative për atë shoqëri , shif për këtë imlementimi i sistemit politikë shumë partiakë ende pa u pjekur kushtet subjektive dhe objektive sa shumë pasaja negative mund t‘i shkaktojë një shoqërie apo kombi…