.
×

Adem Bytyçi: Si e pashë Kosovën në qershor të vitit 1999



Pas tërëheqjes së forcave policore , ushtarake dhe para ushtarake serbo-sllave, Kosova i përngjante një vullkani të vdekur të një shkrtëtire… Kahdo që të këthesh kokën kundërmonte aromë e kufomave të pa varrosura apo gjysmë të zbuluara ,rrugë përplotë me trupa të njerëzve me gjymtyrë të prera e sy të nxjerrur. Kishte pamje të tridhtuara , femra shqiptare të masakruara pas dhunimeve nga hordhit çetnike, fashiste serbo-sllave.

Pamje të puseve të ujit të mbushur me qindra familiarë shqiptarë, pelq, gra e fëmijtë të cilët ishin nxjerrë me dhunë nga shtëpit e tyre dhe ishin hudhur të gjalë në Pusa uji në thellësi deri 20 metra…Fëmijë të humbur në fusha dhe livadhe me qindra bagëtijë të mbytura, shtëpi të shnëdrruara në gërmadha, njerëz të traumatizuar në fetyra, të cilëve lehtë mund t‘u lexohej frika dhe tmerri…

-Varreza masive kahdo që të udhëtosh të cilat të përkujtonin krimet e fantazmave të Luftës se Dytë Botërore kunder popullit Ebreit…Ishte vërtet një pamje tmerruese dhe e neveritshme e cila vështirë se mund të përballohej dhe harrohej në kujtesën nacionale të popullit shqiptar…Aproksimativisht me dislokimin e forcave paqësore pason kthimi i mase 1(një) milion shqiptarëve në trojet e tyre etnike shekullore …Ishin mahnitëse dallgët e refugjatëve për në Kosovën e tyre të dashur…

Dëshira dhe dëshprimi ishin dy komponentet kryesore që përshkonin shpirtat e tyre të molisur ndër katrahurat e mjerimit të egzoduesit…Qetësi, heshtje e thell, shpresa pothujase të humbura se kurrë më nuk do të ktheheshin përëseri në Kosovën e tyre martire, në fushat e malet magjepse, në trojet e boshatisura me dhunë të cilat i donin aq shumë…Heshtje përëseri, por tani mendime të thella, komunikimi i mendjes me shpirtin, ku i kemi fëmijët, djemtë, vajzat, nënat e baballarët , oh zot ! Athua do t‘i gjejmë të gjallë?!

Pavarësisht nga mundësia e rrezikut nga mbetjet e armiku , nga minimet e gjithë hapësirës nga kishin kaluar forcat e okuptatoroit serb,vazhdonin karavanët e refigjateve shqiptarë për në Kosovën kreshnike, e cila me krenari mbante në gjirin e saj shpirtërat e atyre djelmoshave trima të cilët nuk ia kthyen shpinën as në çastet më të rënda të historisë së saj…