.
×

Adriatik Kelemendi ka një porosi për Vetëvendosjen, ja cila është ajo?



Publicisti dhe opinionisti i njohur kosovar Adriatik Kelmendi, në një postim të tij në Facebook ua ka parë për të madhe deputetëve të Vetëvendosjes të cilët munguan sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në përvjetorin e 11 të shpalljes, shkruan Botapress. Kelmendi u ka thënë deputetëve dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes së 17 Shkurti është festë dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Ja postimi i plotë i Adriatik Kelmendit në Facebook: “O “Vetëvendosje!”, derisa eventualisht të vini në pushtet dhe eventualisht ta keni shumicën e nevojshme për të bërë ndryshime, së paku durojeni himnin e Republikës së Kosovës. Shtetësia megjithatë duhet të jetë mbi qejfet dhe shijet muzikore të partive politike. Edhe LDK-ja sigurisht do të donte që “Kur ka rënë kushtrimi në Kosovë” të ishte himn i shtetit, por po e respekton këtë zyrtarin. S’mund të pretendohet të udhëhiqet një shtet dhe të fyhen ndjenjat e qytetarëve të atij shteti në ditën më të madhe të tyre. E tepruar më! Më mirë të mos shkohet fare në seancën solemne të 17 Shkurtit, se sa të mos respektohet protokolli i saj. Ka në atë seancë edhe mysafirë që kanë shtete e himne krejt të tjera, por e respektojnë himnin zyrtar të Kosovës dhe solemnitetin e kësaj dite të madhe. 17 Shkurti është festë! Zhgënjyese t’i lihet shije e hidhur festës dhe, aq më keq, të lehet hapësirë që edhe dashakëqinjtë e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën t’i interpretojnë në mënyra që atyre iu konvenojnë këto lajthitje të panevojshme!” ka shkruar Kelmendi në Facebook, përcjellë Botapress.