.
×

Adriatik Kelmendi: E thote qartë Ambasada amerikane: Hiqeni taksen vazhdoni miqësinë me ne!



Gazetari dhe opinionisti Adriatik Kelmendi kështu e ka interpretuar deklaraten e fundit të Ambasadës Amerikane ne Prishtinë lidhur me zhvillimet në vendin tonë: E paska vizatuar qartë me deklaratë kësaj radhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë se çka është kundër interesave amerikane: “Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive. Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, ka shkruar Kelmendi në një postim të tij në Facebook.