[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Adriatik Kelmendi shpërthen për ajrin e ndotur; A jeni normalë o Hashim, Ramush, Kadri, Shpend, Albena?!…



 

Adriatik Kelmendi ka shpërthyer me mllef e me revolt ndaj ajrit të ndotur në vendin tonë. Në një postim të tij në Facebook ai ka kërkuar nga krerët e shtetit që të marrin masa urgjente, shkruan Botapress.

Ja postimi i Adriatik Kelmendit nӑ Facebook

 

Vritet një person në veri, mblidhet me urgjencë Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Vriten qindra persona si pasojë e qytetit me ajrin më të ndotur në botë, ia fusin gjumë kryetari, kryeministri, kryekuvendari, kryetari i kryeqytetit, ministrat përgjegjës.

A jeni normalë o Hashim, Ramush, Kadri, Shpend, Albena?!…

Ndërmerrni masa urgjente!

E dimë që edhe ne nuk jemi normalë që po ju durojmë edhe kur po na vrisni në heshtje, por kini pak ndërgjegjje për fëmijët!

Ata s’kanë të drejtë vote, kështu që s’kanë pse të ndëshkohen e vuajnë pse juve që s’po ndërmerrni asgjë ju kemi vendosur në postet ku jeni!

Paramendojeni, edhe na kanë mbyllur si në kafaz pa liberalizim vizash edhe të ngujuar aty – tash po na helmojnë!

Kush i përmendi nazistët dhe dhomat e gazit?! ???

Menu Title