[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Afër 500 të prekur nga tërmeti erdhën në Kosovë për strehim



420 qytetarë të Shqipërisë kanë ardhur në Kosovë gjatë kësaj periudhe që kur ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shqipëri. Gjatë një transmetimi live në ABC neës, një vullnetar nga Kosova tha se 420 persona deri më tani kanë arritur në Kosovë, ndërsa presin të shkojnë edhe 90 të tjerë brenda gjysmë ore do të nisën për në Kosovë, por ka edhe të tjerë që do të udhëtojnë për në Kosovë me makina private.

“Ne jemi vullnetarë që kemi ardh këtu dhe jemi në bashkëpunim me kompanitë e ndryshme, numri total që janë dërgu në Kosovë janë 420 persona”, tha vullnetari nga Kosova.

“90 persona tani do të dërgohen në Kosovë brenda gjysmë ore, janë edhe disa të tjera që presin të shkojnë në Kosovë me makina private”, shtoi ai.

Shumë kosovarë vullnetarë që nga dita e djeshme kanë shprehur vullnetin e mirë që në shtëpitë e tyre të strehojnë banorët të cilëve iu është shkatërruar shtëpia gjatë tërmetit, ose ata që nuk ndihen të sigurt të qëndrojnë.

Menu Title