.
×

Agim Bahtiri reagon në lidhje me “krizën humanitare” në veri



Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se kriza e inskenuar nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetës për banorët.

Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj me veprime për të treguar autoritetin e shtetit duke iu dalë në ndihmë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Reagimi i plotë i Bahtirit:

Kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët.

Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë.

Është për t’u përshendetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç’rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim.

Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi!

AB