[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agim Bahtiri thotë se nuk ka të infektuar në Mitrovicë: Ishte gabim teknik i IKSHPK-së



Kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk ka asnjë të infektuar nga kjo komunë, duke përgënjeshtruar informatën e IKSHPK e cila njoftoi se një nga të prekurit ishte nga Mitrovica.Postimi i tij:Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë.AB

Menu Title