.
×

Agim Krasniqi i LDK-së apelon: Ndaleni gjuhën e urrejtjes!



Zv.ministri i Qeverisë nga radhët e LDK -së, Agim Krasniqi duket i zhgënjyer nga gjuha e urrejtjes mes zyrtareve e aktivistëve të partive politike.

Krasniqi ka bërë këtë apel për deputët:

“Qetësia shpirtërore kundër urrejtjes
Nuk pranoj as sot e as nesër që shpirti im të urrej asnjë simpatizant të asnjë subjekti politik. Lutem që gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë simpatizantët e LDK-se, VV-se, PDK-se, AKR-së ,AAK-ë, NISMA-së e subjekteve tjera të kenë shëndet të mirë e të kalojmë pa pasoja ose pasoja më të vogla nga Pandemia e Korona-19.
Ruane qetësin dhe virtytet njerëzor”