Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në këto çaste në fshatin Brecë të Podujevës. Burimet e IndeksOnline kanë treguar se në aksidentin ku është i përfshirë një traktor, një person i moshës së re ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore.
Policia e Kosovës është rrugës për në vendin e ngjarjes ndërsa Gazeta do t’iu mbajë të informuar.