.
×

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë- Gjilan



 

Botapress, 17 Prill – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Sipas fotografive, shihet një veturë tip “Audi” e dëmtuar në këtë aksident.
Vetura është me tabela regjistrimi të Kosovës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.
Në vendin e ngjarjes është parë të ketë dalë Policia e Kosovës.