[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksidente, dënime për maska, gjoba në trafik – Gjithçka që ndodhi në 24 orët e fundit



Botapress 18 Shtator – Policia e Kosovës ka njoftuar në statistikat e përgjithshme se të enjten në Kosovë janë shënuar 38 aksidente, prej tyre 16 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 22 të tjera me dëme materiale.

Ndërkohë për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik, janë shqiptuar 1209 gjoba.

Në anën tjetër, në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 833 gjoba për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat Anti-Covid, përkatësisht kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e miratuar në Kuvend, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në vazhdimësi gjatë tërë kësaj jave ka pasur numër të lart të gjobave të shqiptuara, ndaj atyre që nuk kanë respektuar këto masa.

Menu Title