[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aksidenti në minierën e Artanës ndodhi në rreth 600 metra thellësi, njëri nga personat që humbi jetën është nga Lipjani



Gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë dy punëtorë të minierës së Artanës si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, dy punëtorë, një inxhinier dhe një xehetar i minierës së Artanës kanë ndërruar jetë.

Blerim Ymeri nga sindikata e punëtorëve të kësaj miniere, ka konfirmuar për lajmi.net, se që të dy punëtorët janë rreth të 50-tave dhe se njëri është nga Novobërda e tjetri nga komuna e Lipjanit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se rrëshqitja e dheut ka ndodhur përafërsisht 600 metra thellësi nga dera e hyrjes së minierës. Ymeri ka treguar po ashtu për lajmi.net, se janë në pritje të ekipit të shpëtimit nga miniera e Stantërgut.

“Diku rreth të 50-tave janë të dytë. Për momentin kanë mbetur të ngujuar brenda në minierë dhe jemi duke e pritur skuadrën e shpëtimit të Stantërgut dhe me ardhë prokurimi dhe pasi ta japë vlerësimin prokurimi me hy nëse mundemi me i nxjerrë. Thellësia përafërsisht prej derës së hyrjes është rreth 600 metra. Njëri ka qenë nga Novobërda njëri nga komuna e Lipjanit”, tregoi Ymeri për lajmi.net.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për lajmi.net, se të gjithë punëtorët e tjerë janë nxjerrë nga miniera.

Menu Title