.
×

Aktivitet i ngjeshur i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”, në Pfaffenhof të Gjermanisë



Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”, në Pfaffenhof të Gjermanisë, pasi përfundoj me sukses pjesën e parë të vitit, të premtën që lam pas, mbajti mbledhjën e saj të rregullt, ku u raportua për të arriturat në gjashtë mujorin e parë, si dhe u moren detyra për gjashtë mujorin e dytë të vitit. Mbledhjën e drejtoi, kryetari i ri, Gazmend Dashi.
Për pikën e parë të rëndit të ditës; Raportim për punën dhe suksesin e gjysmës së parë të vitit, si dhe ndarja e mjetëve dhe aktiviteti i Kryesisë gjatë pushimit verorë në atdhe, foli ish-kryetari i shoqatës, njëherësh, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega për Gjermani, ztr. Osman Ferizi. Në aspektin humanitarë, ztr. Ferizi, njoftoi për ndarjen e mjeteve të grumbulluara prej 14930 evro; -13280 evro të grumbulluara në aksionin “Kosova për Sanxhakun”, u janë dorzua drejtuesve të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizit, kryetar dhe Ali Dacit, nënkryetar, – 750 evro janë dhënë, eprorit shqiptarë të karrierës, njëherësh ushtrues i Grupeve të Para Guerile të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kastriot Hoxhës, i cili gjindet për sherim në spitalin e Milanos, në Itali. – 500 evro, i janë dorzu, ish- ushtarit të UÇK-s, në Betejën e Kosharës, Fehmi Shahinit, në Gajre të Kaçanikut, – 300 evro janë dhënë për një paciente nga fshati Çollapek i Pejës dhe 100 evro, në “Hendikos”, të Vushtrrisë.
Ndërsa, në aspektin kulturor, ztr. Ferizi, njoftoj se janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve; Salih Çekaj, vëllezërit Gërvalla, Tahir Zema, Smajl Hajdari dhe Rrustem Bruçi. Nderime janë bërë edhe tek varri i Dr. Ibrahim Rugovës, si dhe është vizituar familja e Tij.