[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Akuza e kundërakuza mes zyrtarëve të VV-së e PDK-së, ja si nisi “beteja”



 

Botapress, 16 Shkurt – Pse nuk diti të dallojë një rren nga fakti, Fatmire Mullhaxhës-Kollqakut mund t’i kushtojë me pozitën që mban nëse zbaton thirrjet e kundërshtarëve politikë.
Kështu, Abelard Tahiri, deputet i PDK’së, po i kërkon Nënkryetares së VV’së të largohet nga jeta publike pas fyerjes që i bëri luftës dhe UÇK’së duke cituar një zyrtar të Milloshevicit.
“Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe të gjithë ata që e aplauduan atë, duhet të tërhiqen të turpëruar nga jeta publike”, ka kërkuar Tahiri, në një reagim në Fb.
Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, një ish-deputete e ORA’s së Veton Surroit dhe më vonë e AAK’së, tash Nënkryetare e VV’së, shpërndau një deklaratë të rreme në Fb. Aty shkruhej se një analist autoritativ i Serbisë kishte thurur lavde Albin Kurtit, i cili s’kishte dosje kriminale nga koha e UÇK’së.
Ndaj kësaj reagoi Presidenti Hashim Thaçi, i cili kërkoi llogari deputetes.
“Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së. UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin. Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë”, shkroi Shefi i Shtetit.
Deputetja e VV’së fshiu postimin pasi u vërtetua se ishte rren dhe kishte përmbajtje problematike.
Në përkrahje të saj dolën pak zyrtarë të VV’së. Albulena Haxhiu kërkoi nga Presidenti të mos etiketohet deputetja e Parlamentit të Kosovës.
Sidoqoftë, Abelard Tahiri po konsideron se edhe deklarata e deputetes së VV’së është në funksion të Vetëvendosjes për ndarje dhe manipulim të popullit.
“I mori fjalët e Predrag Markoviq, nënkryetar i Ivica Daçiqit, të dy këta pasardhës të Slobodan Milosheviqit dhe e paraqiti atë si njeri kredibil edhe në Kosovë. Nuk u morr me faktin që duhesh të frikësohesh dhe të mendohesh mirë kur të lavdëron armiku”, ka shkruar Tahiri. Zyrtarët e PDK’së kanë nisur një fushatë kundër Kollqakut duke i publikuar edhe dokumente personale me të cilën thuhet se ajo ka dikë nga familja me prejardhje serbe dhe se familjarët e saj kanë punuar në organet e dhunshme të Serbisë deri në kohën e luftës.

Menu Title