[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Alarmante: 2387 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit



Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon, ndërkohë që Qeveria ka prezentuar masat e tjera më rigoroze, që përfshijnë edhe ndalimin e tubimeve fetare, si masë për të ndaluar përhapjen.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri një paralajmërim se mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, dhe se cdo tri ditë do të evalumi i situatës në terren.

Kosova ka gjithsej 4715 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 2227 persona janë shëruar ndërsa 101 kanë ndërruar jetë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

Shqipëria  ka për momentin 3454 raste totale me Covid-19. 1946 persona janë shëruar ndërsa 93 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive.

Shumë më keq qëndron Maqedonia e Veriut. 7975 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 4203  persona janë shëruar. 376 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3396 raste janë ende aktive.

Serbia ka 18036 raste me Covid-19 të konfirmuara. 13876 janë shëruar nga virusi ndërsa 393 persona kanë humbur jetën. Dy javë më parë në këtë shtet u mbajtën zgjedhjet nacionale. 18 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë vetëm 1221 raste me koronavirus në Mal të Zi. 325 persona janë shëruar ndërsa 23 persona kanë humbur jetën. /Express/

Menu Title