.
×

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani shumë shpejt në altar



Çifti i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani prej disa vitesh të fejuar ende nuk e kanë bërë të njohur se kur do të shkojnë në altar, por aludimet kanë nisur se dasma mund të jetë shumë afër.Të dy këngëtarët asnjëherë nuk e anashkalojnë pyetjen se kur do të martohen, por nga ana tjetër deri më tani nuk kanë dhënë asnjë informacion se kur do të jetë dita e shumëpritur.Por, fakti që Miriami ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto e veshur me vedhon e bardhë lë të nënkuptohet se ajo ditë është duke ardhur.Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm, madje nuk iu është përgjigjur as pyetjeve të fansave, të cilët me kërshëri pyesin se kur do të vishet me fustan të bardhë.