.
×

Albena Reshitaj: Dy fjalë për romanin “Zonja Misterioze” e Lola Shehi-Qelës



Në Biblotekën Kombëtare sot u promovua vepra “Zonja Misterioze” e autorës Lola Shehi-Qela nga Shqipëria, roman që trajton ngjarje reale nga episodet tragjike të fatit të femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky roman është nje dokument i rëndësishëm i historisë së trishtë të së kaluarës sonë të përbashkët. Vepra e shkrimtarës nga Shqipëria, lë dëshminë që këto histori I kemi përjetuar bashkë si komb dhe pasojat e tyre po i bartim bashkë si shoqëri. Askush nuk vjen që të zbardhë të vërtetën e një populli po nëse vet populli nuk është i përkushtuar që të plasojë të vërtetën e vet ashtu siç duhet! Si qeveri po mundohemi që t’i japim hapësirën e duhur trajtimit adekuat dhe meritor të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Qasja e drejtë e trajtimit të kësaj kategorie është e një rëndësie të veçantë dhe ngrit gjithashtu vetëdijësimin qytetar e familijar për të mbështetur në aspekte të shumta sidomos psikologjike e sociale viktimat. Obligim yni njerëzor e shtetëror është puna jonë e përbashkët në përkrahjen shumëdimenzionale të viktimave, në zbardhjen e të drejtës tonë të mohuar, të një realiteti sa të trishtë aq edhe monstruoz të një lufte të padrejt. Asnjëherë nuk do të ketë paqe e qetësi në asnjë vend e aq më pak në Ballkanin e trazirave të njëpasnjëshme historike po nuk u shëruan plagët e luftës. Asnjëher nuk do të arrihet paqe në Ballkan deri sa tentohet të mohohet e vërteta, deri sa faji bartet sa në një anë në anën tjetër. Asnjëher nuk do të arrihet paqe në Ballkan deri sa,ne, popujt e Ballkanit nuk ia pranojnë njëri tjetrit të vërtetën dhe nuk ia njohim plagët e dhimbjet që përjetuam.