.
×

Albert Heta panelist në Forum on European Culture: Act for Democracy!, që po mbahet në Amsterdam



 

Albert Heta, Drejtor Artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës –  RRIPAK është ftuar si folës dhe panelist në edicionin e dytë të Forumit për Kulturë Evropiane, me temën “Act for Democracy!”, që po mbahet në Amsterdam nga 31 maji deri me 3 qershor 2018.

Paneli “Art i Rajonalizmit”, pjesë e Forumit për Kulturë Evropiane – Act For Democracy! do të ndodhë të shtunën me 2 qershor prej 14:30 – 16:30 në De Balie – Salon, me panelistët Jacky Wylie (Drejtore e Teatrit Kombëtar në Skoci), Albert Heta (Drejtor i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë) dhe Sjoerd Bootsma (Leeuwarden Kryeqyteti Evropian për Kulturë 2018), ku do të diskutohet për fuqinë e kulturës rajonale, ndikimin në shtetet kombëtare dhe të ardhmën e Evropës. Programi moderohet nga Aldith Hunkar (Hunk-ArT).

 

E inicuar nga De Balie dhe DutchCulture – Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Holandës, Forumi për Kulturë Evropianë hulumton Evropën nga prizimi i artit, kulturës dhe historisëm në një kohë kur idetë për një Evropë të bashkuar janë nën kërcënim ma shumë së kurrë. Artistët dhe dijetarët nga gjithë bota do të ndanjë idetë e tyrë për Evropën, sfidat dhe të ardhmën duke shfrytëzuar teatrin, performancën, debatet, ligjeratat, shfaqjet e filmit dhe ekspozitat.

 

Edicioni i kaluar dhe i pari i Forumit ka qenë një sukses i madh me më shumë se 230 kontribuës ndërkombëtar si Marlene Dumas, Ulrich Seidl, Jude Law dhe Rem Koolhaas.

 

Kontribuës të tjerë në Forumin për Kulturë Europiane përfshijnë, ndër të tjerë: Alessandro Baricco (shkrimtarë, Itali), Achim Borchardt-Hume (drejtor i ekspozitave & programit në Tate Modern), Natalia Kaliada (Drejtore e Belarus Free Theater), Achille Mbembe (filozof, Kamerun), Srecko Horvat (filozof, Kroaci), Asli Erdoğan (shkrimtare, Turqi), Richard Mosse (fotograf, Irelandë), Wolfgang Tillmans (artist, Gjermani), Shantel (muzicient, Gjermani), Hissa al Dhaheri (kurator, Emiratet e Bashkuara Arabe), Mark Lilla (shkenca politike, SHBA), Santiago Sierra (artist, Spanjë), Flavia Kleiner (aktivist, Zvicër), Ivo van Hove (drejtor teatri, Holandë), Reem Fadda (kuratore, Palestinë), WENDE (këngëtar-tekstshkrues Holandë), Jacob Sam-La Rose (artist i fjalës së thënë, Mbretëria e Bashkuar), Vasyl Cherepanyn (kurator, Ukrainë), Alain Geismar (politikan), Flavia Kleiner (aktivist politik, Zvicër), Madi Maxwell-Libby (artist i fjalës së thënë, Mbretëria e Bashkuar), Rem Koolhaas (arkitekt, Holandë), Ulrike Guerot (shkenca politike, Gjermani) dhe Seyran Ates (avokate dhe feministe muslimane).