[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albin Kurti e shtyen karrocën e deputetit të LDK-së



Sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”.Prej orës 12:45, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u panë shumë përdorues karroce me sllogane të ndryshme në duar, dhe të cilat sot u shoqëruan edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kurti madje shihet derisa detyrohet të zhvesh pallton e tij për të veshur maicën që kërkohej nga organizatori për të rritur vetëdijen mbi padrejtësitë që përjeton ky grup njerëzish. Ai madje u pa duke e shtyre karrocen e deputetit te LDK-se Fetah Rudit i cili mbeti ne karroce i plagosur pas nje atentanti ndaj tij me 15 dhjetor te vitit 2000.

“Shënimi i kësaj dite realizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese të organizuara nga Handikos, në përpjekje të përmbushjes së të drejtave njerëzore.” – shkruan ky grup.

Menu Title