.
×

Albin Kurti kthehet në Prishtinë- Kur pritet të mbahet takimi i radhës LVV-LDK?



Ka kaluar thuajse një jave që kur u mbajt takimi i fundit ndërmjet liderit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Nga ky takim nuk u arrit asnjë marrëveshje pasi pati kundërshti në ndarjen e posteve ministrore dhe postin e presidentit.Ishte Glauk Konjufca nga VV-ja që bëri të qartë për publikun gjithë dinamikën e atij takimi dhe pikat ku ata nuk arritën të kishin pajtueshmëri për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisjeje.

Edhe nga LDK-ja deklaruan versionin e tyre të ngjarjes dhe theksuan se posti i presidentit nuk duhet të kushtëzohet nga LVV-ja në arritjen e marrëveshjes.

Gazeta Blic nga burime të saj brenda VV-së merr vesh se lideri i VV-së  Albin Kurti pas qëndrimit në konferencën e organizuar në Tiranë ndërmjet disa vendeve ballkanike është kthyer në Kosovë.Por a do të ketë nesër një takim mes Isa Muatafës dhe Albin Kurtit për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje?

Kjo gjë mbetet të shihet pasi edhe afati kushtetues për formimin e institucioneve nuk është në favor të tyre .Ishte njohësi i çështjeve Kushtetuese Mazllum Baraliu i cili deklaroi se nëse këto dy parti nuk do të arrijnë të bëjnë një marrëveshje për bashkëqeverisje do të ndëshkohen nga qytetarët.

Edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka theksuar se nuk duhet të eksperimentohet me vendin por të formohen institucionet e reja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë bisedimeve për marrëveshje kanë kërkuar ndarje në mënyrë të barabartë të posteve ministrore si dhe të kenë postin e presidentit.Ky post është kundërshtuar nga VV-ja e cila kërkon që mos ta përfshijnë fare në agjendën e bisedime, gjë që ka quar në një ngrirje momentale të këtyre takimeve.