[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albin Kurti- O sa mirë, nuk e thotë asnjë fjalë për mos lejimin e kandidimit të tij



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas antarësimit të aktorës Adriana Matoshi, në LVV, ka thënë se ajo është ndër më të kërkuarat në zejen e filmit në vend. Derisa nuk ka komentuar mos lejimin e kandidimit të tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti në Facebook ka numëruar edhe ndër çmimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare që ka fituar Matoshi.

Postimi i plotë:

O sa mirë!

Adriana Matoshi u anëtarësua mbrëmë në VETËVENDOSJE!. Adriana është një ndër aktoret më të mira shqiptare dhe ndër më të kërkuarat në zejen e filmit në vend. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, në klasën e Profesor Faruk Begollit.

Disa nga çmimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare që ka fituar janë: çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri, në Brazil, Valencia të Spanjës si dhe në Paris, çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Zana” në Berlin, dhe në New Jork është shpërblyer edhe për rolin e saj në filmin “T’padashtun”.Përkundër roleve të saj në film, ajo ka luajtur edhe në shumë shfaqje teatrale si “Mësimi”, “Kumbara”, “Dejzilend”, “Shtëpia e Berndarda Albës”, “Këmisha e gjakut”, “Tudje srce”, “Romeo and Juliet”, etj.

Adriana është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit, dhe ka qenë drejtoreshë e Teatrit të Gjilanit në vitin 2007 dhe po ashtu edhe kryetare e bordit drejtues të këtij teatri.Ajo ka luajtur shumë role gjatë karrierës së saj, mirëpo roli më i rëndësishëm vazhdon të jetë ai i gruas aktiviste.

Adriana Matoshi është në mesin e 41 grave në listën tonë të referendumit për deputete të ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Menu Title