[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasada e Kosovës në Londër ka një njoftim për ata që duan të hynë në MB ose Irlandë



Ambasada e Kosovës në Londër njofton qytetarët që sipas rregullave aktuale të gjithë ata që duan të hynë në Mbretëri të Bashkuar, duhet që para se të udhëtojnë përmes rrugëve ajrore ose tokësore të plotësojnë një formë të deklaratës online, më së paku 48 orë para mbërritjes.

Të gjithë shtetasit britanik dhe jo-britanik, që nuk pajtohen t’i japin të dhënat e tyre sipas kërkesës së autoriteteve, do të mund të gjobiten me nga 100 funta, ndërsa ata që nuk i respektojnë rregullat e vetizolimit, rrezikojnë të gjobiten deri në 1000 funta.

Poashtu, sipas rregullave aktuale, çdonjëri që hyn/mbërrin në Republikën e Irlandës duhet të vetëizolohet për 14 ditë. Autoritetet irlandeze këshillojnë që udhëtimet jo-esenciale të mos realizohen deri në një njoftim të radhës.

Republika e Irlandës gjithashtu ka publikuar një numër telefoni, i cili do te jete i qasshëm për çdo pyetje në lidhje me udhëtimet +353 1 613 1733. Këto masa për Republikën e Irlandës do të rishikohen me datën 20 korrik.

Postimi i plotë:

NjoftimMbretëri e Bashkuar Sipas rregullave aktuale të gjithë ata që duan të hynë në Mbretëri të Bashkuar, duhet që…

Publiée par Kosovo Embassy London sur Jeudi 9 juillet 2020

Menu Title