[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasadori britanik: Cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar nga të gjithë



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.“Presim të marrim lajm nga Gjykata Kushtetuese mbi hapat pas procesit politik të votimit të mosbesimit në Kuvend. Është me rëndësi që ky vendim të respektohet nga të gjithë”, ka thënë Abbott.

“Cilido qoftë vendimi, do të çojë në ndryshim, që mund të jenë zgjedhjet e reja ose Qeveri e re. Disa do të jenë të kënaqur, disa do dëshpërohen, disa do të jenë të stërkënaqur, e të tjerë të inatosur”.

“Cilido qoftë reagimi, është në interesim më të mirë të Kosovës, si demokraci e re parlamentare, që ky ndryshim të ndodhë paqësisht, pa retorikë të ekzagjeruar politike dhe pa kërcënim për dhunë”.Abbott ka thënë se të liderët politikë, institucionet shtetërore dhe partitë politike, duhet që të veprojnë në atë formë që të sigurohet stabiliteti dhe siguria në vend dhe të mos minohet qëndrimi i saj ndërkombëtar.

Menu Title